– Rreth Universitetit
Universiteti Aplikativ Barleti si institucion jopublik i arsimit të lartë, e ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 2005 duke diplomuar një numër të lartë studentësh të suksesshëm. Ai është themeluar dhe udhëhequr nga një Bord Drejtues i përbërë nga intelektualë të mirënjohur të botës së shkencës dhe politikës në Shqipëri.UAB ofron një gamë të gjerë programesh në nivele të ndryshme studimi, si programe profesionale, programe Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave si dhe Doktoraturë. Programet e ofruara nga UAB janë të akredituara dhe riakredituara në përputhje me legjislacionin në fuqi.UAB synon të krijojë modelin e universitetit aplikativ i cili e zhvillon aktivitetin mbështetur në pesë shtylla kryesore të cilat janë Shtylla Akademike, Shtylla e Studentit ne Qendër, Shtylla e Kërkimit të Aplikuar dhe Inovacionit, Shtylla Korporative dhe Administrative dhe Shtylla Sipërmarrëse.
– Misioni dhe Vizioni
Misioni i Universitetit Aplikativ Barleti është të përgatisë studentë të një niveli të lartë, profesionistë novatorë, krijues e sipërmarrës, të aftë për sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes, si dhe qytetarë të angazhuar të një bote në ndryshim dhe zhvillim të vazhdueshëm. Programet e studimit synojnë një ofertë akademike të pasur dhe gjithëpërfshirëse duke krijuar përvojë aktive të studentëve, kërkim shkencor të aplikuar, shërbime me vështrim ndaj biznesit dhe sipërmarrjes.
Vizioni i Universitetit Aplikativ Barleti është krijimi i një institucioni të arsimit të lartë cilësor, i cili ofron vlera të vërteta profesionalizmi dhe qytetarie, duke bashkuar edukimin me shpirtin e sipërmarrjes. Në kuadër të vizionit të tij UAB synon të bëhet një institucion inovativ dhe lider, aplikativdhe praktik, ndërveprues dhe komunitar, i orientuar nga tregu i punës, duke vendosur studentin në qendër dhe duke zhvilluar bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare.

JOIN NOW